Visar Ganiu realizoi takim miqësor me banorët e Lagjes Dizhon (FOTO)

Kandidati për kryetar të komunës të Çairit nga radhët e BDI-së, prof.dr. Visar Ganiu sëbashku me shefin e shtabit Komunal të BDI-së, Dega e Çairit, Bujar Osmani, sot pasdite zhvilluan një takim tejet miqësor me banorët e Lagjes Dizhon duke i dëgjuar me vëmendje të thellë për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen dhe njëkohësisht u shprehën se propozimet e tyre janë tejet të mirëseardhura. Biseda u zhvillua në mënyrë konstruktive dhe shumë relaksuese.