Viti Hënor (lunar) dhe Diellor (solar) ne prizmen e Kuranit dhe shkences

Në tregimin e Kur’anit fisnik, për grupin e besimtarëve që kanë shpëtuar nga armiqtë e tyre me një gjumë të çuditshëm në shpellë, Allahu i madhërishëm na tregon se kjo zgjati 300 apo 309 vjet.

Në shikim të parë, ky verset duket i paqartë, i mjegulluar. A janë 300 apo 309 vjet?
Në tekstin e mëtejmë do të përpiqemi të tregojmë që të dy pohimet janë të sakta.
Lexojmë me vëmendje versetin e Kur’anit fisnik në vijim:
“(dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet.
Thuaj: Allahu e di më së miri sa kanë ndejtur. Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës.” (El Kehf, 25-26)
Popujt e lashtë e kanë njehsuar muajin si kohë në mes të dy hënave të plota, ose numri i ditëve të nevojshme, që Hëna të sillet rreth Tokës, që të arrijë faza të njëjta.
Kjo matje quhet muaji hënor dhe ai zgjat 29 ditë, 12 orë, 44 minuta e 2 sekonda. Viti islam ka 12 muaj hënorë (lunar). Në vitin 1582, italianët, francezët, portugezët dhe spanjollët e kanë pranuar kalendarin modern Gregorian. Në këtë kalendar matja e gjatësisë së vitit është bazuar në rrotullimin e Tokës rreth Diellit. Gjatësia e muajit është mesatarisht 1/12 vjet (28-31 ditë) dhe është rregulluar ashtu që i përgjigjet numrit 12 muaj në vit, i cili quhet viti solar ose tropikal.
Viti është periudha e cila i nevojitet Tokës që të bëjë një rrotullim orbital rreth Diellit. Ka shumë mënyra për të matur këtë periudhë kohore.
Për llogaritjen e kalendarit, e që çdo gjë të bëhet në përputhje me stinët e vitit, më i përshtatshëm është viti tropikal, meqë ky lidhet drejtpërdrejt me rrotullimin vjetor të Diellit.
Viti tropikal përcaktohet si interval në mes kalimit sukcesiv të Diellit nëpër pikën e ditës pranverore (d.m.th. ai e kalon ekuatorin qiellor në fund të marsit) dhe llogaritet 365.242199 ditë solare mesatare.
Viti tropikal dhe muaji sinodikë (muaji hënor) janë të pallogaritshëm, ndërsa 12 muaj sinodikë janë të barabartë me 354.36705 ditë, gati 11ditë më pak se viti tropikal.
Epoka myslimane llogaritet nga fillimi i vitit të Hixhretit. Ai është viti kur Muhammedi, a.s., emigroi prej Mekkës në Medine. Omeri, r.a., i cili sundoi prej vitit 634-644, përcaktoi që dita e parë e Muharremit të jetë fillimi i vitit, d.m.th. 16 korriku i vitit 622.
Dallimi ndërmjet kalendarit (solar) gregorian dhe të hixhretit (lunar) është 10,87 ditë në vit.
Kjo tregon validitetin e versetit të cituar më lart, në sistemet e kalendarëve, të atij që ka qenë i vlefshëm në kohën e Muhammedit, a.s., dhe atij që është pranuar 165 vjet më vonë.

Parametrat orbitale të Tokës dhe Hënës.

Hëna:
1. Periudha orbitale e hënës (siderike):
27,3216615 ditë
ose 27 ditë, 7 orë, 43 minuta e 11.5 sekonda
ose 327.85993 ditë në vit.
2. Gjatësia mesatare e ditës lunare (sinodike)
29.5305883 ditë
ose 29 ditë, 12orë, 44minuta e 2.8 sekonda
ose 354.36705 ditë në vit.

Toka:
1. Perioda e rrotullimit të Tokës rreth boshtit: 23.9345 orë
2. Perioda orbitale (siderike) e rrotullimit të Tokës rreth Diellit: 365.25636 ditë
3. Viti tropikal (sinodik) i Tokës: 365.242199 ditë.

Kalkulimet

S-(viti solar) = 365.242199 ditë
L-(viti lunar) = 354.36705 ditë
D-(ndryshimi) = S-L = 365.242199-354.36705=10.875149
S/D = 33.5850294
300 x D = 3262.5447 ditë
S/L = 1.0306889396
(300xD)/S = 8.932551356
Nëntë vjet solar (9xS) =3287.179791 ditë
Nëntë vjet lunar (9xL) =3189.30345 ditë
300 vjet solar = 109572.6597 ditë
300 vjet lunar =106310.115 ditë
300 x S-300 x L =3262.54 ditë
309 x S-309 x L =3360.42 ditë
300 x L+9 x S =10631.115+3287.17979 = 109597.28
Dhe në fund: (300 x S)/L =309.20668/88535

Astronomët vitin e ndajnë në yjor (365.25636 ditë) dhe tropikal. Një vit tropikal është i barabartë me 365,2422 ditë mesatare = me 366,2422 ditë yjore. Vitin lunar e ndajnë gjithashtu në: yjor (327.85993 ditë) dhe tropikal (354.36705 ditë).
Meqë gjatësia e vitit solar është 365.242199 ditë, ndërsa e atij lunar 354.36705 ditë, ndryshimi i gjatësisë është 10.875149 ditë. Pas 33.58502994 viteve solare, ndryshimi i tërësishëm është (365.242199/10.875149 = 33. 5850294).
Me fjalë të tjera, viti lunar përputhet me vitin solar në pikën e njëjtë fillestare çdo 33.5 vjet. Secilën prej këtyre pikave mund ta mendojmë si një cikël prej 33.58 vjet. Është me rëndësi të përmendet që pejgamberi, Muhammedi, a.s., shpalljen e parë e ka marrë gjashtë vjet pas fillimit të ciklit në vitin 610, ndërsa ka vdekur në vitin 632, gjashtë vjet para fundit të saj, kështu që periudha e relevatës ka qenë pikë fiskale e ciklit të nëntëmbëdhjetë.
300 vjet x 10.875149 ditë në vit = 3262.5447 ditë.
Meqë viti solar përbëhet prej 365 ditë, 5 orë dhe 45.5 sekonda (365.242199 ditë), atëherë 3262.5447/365.242199 = 8.932556 vjet.
Kur flitet për termin vjet, atëherë ato janë nëntë (9) vjet që i janë shtuar treqind (300) vjeçarit.
Lexojmë me vëmendje versetin e Kur’anit fisnik në vijim:
“Ai e bëri diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. Allahu nuk krijon këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton.” (Junus, 5)
Djemtë kanë qëndruar në shpellë, sikurse është cituar në versetin kur’anor, 309 vjet. Përderisa Kur’ani në mënyrë eksplicite nuk përmend numrin e djemve, ai tregon kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre, por me shpjegimin: “Allahu e di më së miri sa kanë ndejur….”.
Po a thua ky shpjegim është bërë për ta paraqitur këtë numër të saktë të kohës, (kur kishte aq shumë pohime dhe mendime të shumta për të), apo ekziston një qëllim tjetër? Shumica e komentuesve mbajnë qëndrimin e parë, por mos ndoshta pjesa e versetit “Allahu e di më së miri sa kanë ndejur…” paralajmëron që Allahu i madhërishëm e di më së miri të vërtetën për numrin 309, kuptimin e tij, fshehtësinë dhe urtësinë që fshihet pas periudhës të cilën njerëzit e kanë kaluar në shpellë?!
Shumë komentues, të kohës së shkuar dhe bashkëkohorë, mendojnë se 300 vjet solar janë të barabartë me 309 vjet lunarë. Numri nëntë për ata paraqet rritjen kur 300 vjet solar kthehen në lunarë:
(365.242199 x 300) : 354.36705=309 20668
Ky shpjegim ndoshta është ajo që sugjeron teksti kur’anor.

Konkludim

300 vite solare kanë 1095726597 ditë, ndërsa 300 vite lunare kanë 106310115 ditë. Ndryshimi në mes tyre është 326254 ditë. Ky numër i ditëve është më afër 9 viteve lunare.
Kjo do të thotë se djemtë kanë qëndruar në shpellë 300 vite solare , gjegjësisht 300 vite lunare dhe 9 vite solare shtesë.
Numri 300 mbetet i pandryshueshëm, ndërsa shtesa është si rezultat i ndryshimit konceptual të viteve solare dhe lunare. Shtesa prej 9 viteve solare, me këtë rast në mënyrë të natyrshme, përshtatet me këtë llogaritje.