Viti tretë, titulli i tretë për Liridon Krasniqin në Malajzi (Video/Foto)

Liridon Krasniqi festoi titullin në Kupën e Malajzisë me ekipin e Kedah FA, shkruan IndeksOnline

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, luajti 90 minuta në finalen kundër Pahang që e fitoi me rezultat 2-3.

Krasniqi i cili shpreson të merr një ftesë nga përsgjedhëzi i përzgjedhësi Albert Bunjaki, ka fituar tre tituj për tre vite radhazi në Malajzi.

Në sezonin e kaluar ai u shpall kampion me Kedahn në Malajzia Kupë, ndërsa këtë sezon ai festoi dy tituj, “Charity” dhe FA Kupë./IndeksOnline/