Vizioni i Shumanit për BE-në, t’i shërbej Maqedonisë

 

Mr.Sc Flakron Bexheti

Europa e kujton 9 Majin si Ditën e Unionit Evropian, pajtimin historik mes Francës dhe Gjermanisë, vendosjen e themeleve të krijimit të një federate Evropiane e cila ishte thelbësore për sigurimin e paqës. Gjithcka filloi nga idea e Robert Schiman-it pikërisht nga administrimi i përbashkët i qymyrit dhe çelikut mes Francës dhe Gjermanisë, ku më vonë ky projekt rezultoi me idenë  e ndërtimit të një Bashkimi Evropian që për qellim kishte, pajtimin e popujve, krijimin e paqës së qëndrueshme si dhe zhvillimin ekonomik dhe rajonal.

9 Maji, i vitit 2015 qytetarët e Maqedonisë i kujton me një proces të montuar politik, policor sic është ai i Rastit të Kumanovës, luftave përgjakur në Lagjen e Trimave. Enigma e këtij rasti, e cila ndodhi në kulmin e zbulimit të përgjimeve të funksionerëve politik të përfshirë në krim dhe korrupcion, flet shumë se ai proces ishte i montuar dhe i orkestruar pavarësisht se nuk përfundoi ashtu sic e kishin paramenduar porositësit.

“Evropa duhet të pushojë së qeni një vend betejash, ku palët armike mbyten në gjak”  Kishte deklaruar Robert Schuman në deklaratën e tij.

Edhe Maqedonia, dhe sistemi i saj politik që në vazhdimsi ka ushqyer nacionalizëm institucional policor ndaj shqiptarëve me vite duhet të pushojë më nga Ksenofobia dhe albanofobia, ta lexoj realitetin politik ashtu siç është. Sa e kujtojmë 9 Majin e lagjes së trimave, na del parasyshë edhe 27 Prilli ku u përgjak dhe e rrah deri në vdekje deputeti i Popullit lideri i LR PDSH Ziadin Sela, nga huliganë, dhe terrrorist të ushqyer me ncionalizëm pikërisht nga kreu i këtij pushteti në ikje.

Sot, shumë pak mund të shpresojmë në integrim evropian, ngase udhëheqësit politik maqedonas, në vend të krijimit të besimit mes dy popujve shumicë maqedonas dhe shqiptar, apo gjetjes së mundësive ekonomike, sic dikur ishte rasti mes Francës dhe Gjermanisë dhe preteksti i pajtimit ne kuadër të mirëqenies ekonomike mes dy popujve, kanë gjetur gjithmonë forma përcarëse, urrejtje dhe nxitje të konflikteve.

Eshte koha që kjo urrejtje te përfundojë, për fatin e popujve, për perspektivën ekonomike dhe zhvëllimore te qytetarëve të Maqedonisë. Eshtë mirë për vetë fatin dhe ekzistencën e Maqedonisë.

Urime 9 Majin, Ditën e Evropës dhe të Bashkimit Evropian