Vizita e Ish zv.Kryeministri, Musa Xhaferi në Tiranë u prit nga zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare

Zyrtar  i lartë i Kryesisë së ngusht të Bashkimit Demokratikë për Intergrim  dhe ish zv.Kryeministri i RM-së, z.Musa Xhaferi u prit sot në një takim pune nga zv. Kryeministri i Shqiprisë z.Niko Peleshi.

Xhaferi me këtë rast shprehu vlerësimin e lartë të tij dhe subjektit të cilin përfaqëson,  për rolin e Qeverisë së Shqipërisë në avancimin e dy vendeve drejt realizimit të  aspiratave të përbashkëta  për integrimin në Bashkimin Europian.

Theks i veçant në këtë takim iu kushtua  situatës respektivisht  tajkalimit të krizës politike që po kalon Maqedonia si dhe situatës së përgjithshme në  rajon.

Vlerësim i përbashkët në këtë takim ishte, se tejkalimi i krizës në Maqedoni është me rëndësi jo vetëm për vet Maqedoninë por edhe për rajonin dhe stabilitetin e tij në këtë periudhë të rëndësishme për të.

Poashtu në takim u ritheksua qëndrimi i përbashkët se të dy vendet por dhe rajoni nuk kanë alterantivë tjetër përvec se intergrimi në familjen evropiane dhe se ky qëndrim reflekton është vullnetin aklamativ të popullit shqiptarë në rajon.

Zëvendës kryeministri shqiptar z.Peleshi ,  theksoj se Qeveria e Shqiprisë është e interesur për tejkalimin e situatës në RM dhe  që sa më shpejt vendi të del nga kjo krizë e cila ngadalëson rrugëtimin evropian të vendit por dhe krijon jostabilitet në rajon.

Të dy bashkëbiseduesit u  dakorduan  për realizimin  dhe takime më të shpeshta në mes zyrtarëve politik të dy vendeve dhe përfaqësuesve të dy partive respektivishtë BDI-së dhe PS-së.

Gjatë vizitës në Tiranë z.Xhaferi poashtu realizoi  takime pune me më shumë  deputetë dhe përfaqësues të jetës politike  të Republikës së Shqipërisë.

© ZHURNAL.mk