Vizitohet Teatri shqiptar i Shkupit nga Ministrja e Kultures

Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska sot e vizitoi Teatrin Shqiptar në Shkup ku intensivisht punohet në rikonstruksionin e objektit, i cili pritet që të përfundojë deri në fund të këtij viti

Punohet për intervenimin e parë të madh për rikonstruksionin e plotë të Teatrit, pas më shumë se 40 vitesh nga ekzistimi i këtij objekti, për realizimin e të cilit është angazhuar firma italiane “Skientia SRL”.

“Me rinovimin enterier dhe eksterier dhe rikonstruksionin e ndërtesës së Teatrit Shqiptar, sipërfaqja e përgjithshme e të cilit është rreth 4.300 metra katrorë do të fitohet një objekt bashkëkohor me dy salla, i pajisur me teknologjinë më bashkëkohore skenike në pajtim me standardet ekzistuese, si dhe riorganizim i brendshëm funksional i objektit, njoftoi Ministria e Kulturës.

Në periudhën e kaluar, siç citohet, bëhet fjalë për kryerjen e teknologjisë skenike, janë finalizuar kryera e fasadës së objektit, instalimet elektrike dhe vendosen kanalet e ventilimit për instalimet makinerike, njofton AIM.

Ministrja e Kulturës theksoi se pas rikonstruksionit të ndërtesës së Teatrit Shqiptar, objekti do të jetë një vend i ri ku artistët do ta pasurojnë mozaikun multikulturor të vendit tonë.