Vjedhje e rëndë në Bogovinë të Tetovës, vidhen para dhe buzhuteri ari me vlerë 10 mijë euro

 

Natën në mes datës 23-dhe 24 të këtij muaji, pikërisht në mes orës 23 dhe 3.30 minuta, persona të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e 44-vjeçarit F.A nga fshati i Bogovinës-Tetovë, transmeton TetovaSot.

Pasi kanë hapur me forcë dritaren plastike nga kuzhina në katin e parë, kanë hyrë brenda dhe nga komode në dhomën e ndenjes kanë arritur të marrin: 4100 euro, një zinxhirë dore prej ari dhe një orë dore, një thikë, dhe nga dhoma gjumit kanë marr një kuti me stoli ari (qostek , gjerdan, unaza, orë grash, etj), vlera e të cilave është vlerësuar, sipas pronarit, rreth 10 mijë euro.

Rosen Center
Me paratë e konfiskuara dhe bizhuterisë , pa u vënë re nga askush kanë ikur nga shtëpia.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi për të dhënë një pasqyrë dhe për të përcaktuar të ardhurat totale të vjedhura dhe dëmin e shkaktuar, dhe punohet për të zbuluar kryerësit e vjedhjes.