Vjedhje e rëndë në Tetovë, vidhen 30 laptopa

34 vjeçari S.S sot (7 shtator), rreth orës 4 ka raportuar një vjedhje të rëndë në dyqanin “SETEK-gjithçka nga tehnika”, që gjendet në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, transmeton TetovaSot.
Për momentin, autorët e panjohur ka thyer xhamin dhe kanë hyrë në sallon, pas së cilës ata kanë arritur të marrin rreth tridhjetë laptopa nga markat e ndryshme dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.
Është kryer inspektimi, është përcaktuar vlera e përgjithshme e dëmit material të konfiskuar, dhe po punohet në zbulimin e kryerësve.