Vjedhje të rënda në Tetovë dhe Gostivar

 

Ar me vlerë prej 560 mijë denarë dhe para janë vjedhur nga persona të panjohur në dy raste të ndara në Tetovë dhe Gostivar, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski

 

“Vjedhja në Tetovë është kryer në shtëpinë e M.M (47) në rrugën “Jordan Zllatanoski” në periudhën prej orës 19:00 deri 22:30, përderisa pronari me familjen nuk kanë qenë në shtëpi. Vjedhësit kanë hapur derën e drurit në ballkon, janë futur në shtëpi dhe kanë marrë dy kutia të kuqe në të cilat ka pasur lloje të ndryshme të arit, 300 euro, letra e njoftimit dhe libreza e shëndetësisë e gruas së pronarit”, tha Josifovski.

Sipas tij vlera e përgjithshme arrin deri 400 mijë denarë, ndërsa policia ka kryer hetim dhe punon për zbardhjen e rastit.

“Vjedhja në Gostivar, sipas I.M (42) nga rrethina e Shkupit, është realizuar në furgonin e tij zyrtar mes orës 12 dhe 14:30, përderisa ai me kolegun e tij R.I (27) kanë qenë duke kryer lutje në objektin fetar në rrugën “Banjeshnica” në Gostivar. Vjedhësi ka marrë fanelën në të cilën ka qenë fitimi ditor i firmës me rreth 2.500 euro dhe telefon celular”, shpjegoi Josifovski për vjedhjem në Gostivar.