Vjehrri plagosë me armë zjarri rëndë dhëndrrin shqiptar në Zvicër

Në stacionin hekurudhor të Gerlafingenit në Zvicër, mëngjesin e së hënës është dëgjuar një krismë. Me këtë rast, është qëlluar shqiptari me inicialet A. A., ndërsa vjehrri i tij i dyshuar është dorëzuar.
Rreth orës 10.45, në stacionin hekurudhor në Gerlafingen, mëngjesin e sotëm (e hënë) është dëgjuar një krismë nga arma e zjarrit,. Me këtë rast është plagosur rëndë shqiptari 29-vjeçar me inicialet A. A. shkruajnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“.

„Autori i dyshuar është dorëzuar“, ka pohuar për „20 Minuten“ zëdhënësi i policisë, Thomas Kummer nga Solothurni. Bëhet fjalë për një shtetas zviceran 54-vjeçar, që sipas dëshmive të fqinjve ka qenë vjehrri i viktimës. Prokuroria është duke shqyrtuar rastin, përderisa i plagosuri me ndihmën e shpejtë është dërguar në spitalin më të afërt.

Pak pas krismës, fqinja Güler Yavuz (51) ka vrapuar drejt vendit të ngjarjes dhe ka biseduar me bashkëshorten e viktimës, Gjilimser A. „Ajo ishte e tëra e përgjakur, pasi në krahë e mbante burrin e saj të plagosur rëndë“. Autori i veprës personalisht e ka lajmëruar ambulancën dhe më pas është dorëzuar në polici.

„Gjilimserja ishte në gjednje shumë të keqe dhe e tronditur“, ka vazhduar më tej Yavuz. Ajo tashmë është duke shpresuar se babai i dy vajzave të mitura do të rimëkëmbet sa më shpejt.

Edhe një fqinje tjetër e të njëjtit pallat e kishte përjetuar dramën. „E dëgjova një grua dhe fëmijët duke bërtitur, unë u frikësova së tepërmi. Por, nuk munda të bëj asgjë. Ishte si në ndonjë film horror“.

„Viktima e plagosur ishte shtrirë në korridor, ndërsa unë e pashë të përgjakur“, ka pohuar fqinja. Pas kësaj, ishin parë dy persona me pranga në duar, të cilët janë marrë nga policia. Si duket, jo vetëm autori i veprës, por edhe i vëllai i viktimës i cili ka jetuar në afërsi, është marrë nga policia.

Një fqinje tjetër ka deklaruar se çifti është zënë rregullisht dhe bashkëshortësia e tyre nuk ka funksionuar aspak.