Vjen droni i parë që xhiron nën ujë

 

Kompania Robosea ka shfaqur dronin e parë nënujor BIKI Bionic pa tela, i cili mundëson xhirimin e pamjeve në cilësinë 4K.

“Biki mund të manovrojë kudo, dhe me përdorimin e algoritmit tonë ekskluziv, Robosea mund të mbajë ekuilibrin e saj në ujë, duke mundësuar vetë-stabilizimin e videos dhe fotot e mprehta nëpërmjet kamerës të kësaj platforme”, tha drejtori ekzekutiv i Robosea, Minglei Xiong, shkruan Noa.al.

Kur droni çiftëzohet me një aplikacion shoqërues, ju mund të merrni video 4K dhe imazhet drejtpërdrejt në pajisje mobile, ndërsa një sensor GPS i integruar siguron që ju kurrë të mos e humbni pajisjen.