Vjen ftohti, vishuni trashë

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me presion të ngritur atmosferik. Në këto kushte gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me periudha të gjata me diell.

Këto masa të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit sipas institutit hidrometeorologjik, do të jenë të qëndrueshme, duke e zbritur merkurin në termometër nga zero deri -4 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës pritet të lëvizin nga 5-9 gradë Celsius.

Reshje shiu nuk parashikohen gjatë kësaj periudhe. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi mbi 9m/s.