Vjen në treg kafja e parë pa ngjyrë

 

Mund të jetë e vështirë që të zgjohemi në mëngjes pa një kafe në dorë, por të gjithë shqetësohen për shenjat në dhëmbët e tyre.

Një firmë ka krijuar kafën e parë pa ngjyrë në botë, e cila quhet CLR CFF dhe duket si ujë por ka të njëjtën sasi kafeine sa 2 ekspresë.

Pija vjen në një shishe transparente, ndërsa prodhuesit pohojnë se ka shijen e një kafeje të ftohtë.

Të gjithë mund ta blejnë në faqen online të kompanisë ‘clrcff.com’, ndërsa ka filluar shitjet në Britaninë e Madhe.

Një pako me dy pije kushton 8 dollarë, ndërsa me pesë pije kushton 19 dollarë dhe krijuesit kanë treguar se është bërë me fasule arabie, por nuk përmban stabilizues, preservativë, sheqer apo ëmbëlsues.