Vjen puthja pasiononte e Ardit Gjebresë

Pas përfundimit të festivalit “Kënga Magjike”, prezantuesi Ardit Gjebrea nuk ka nguruar të shkëmbejë përqafime dhe puthje pasiononte me gruan e tij, e cila e ka ndjekur festivalin bashkë me vajzën e saj.

Në një intervistë për ‘In’ TV Gjebrea u shpreh se ishte i lumtur që mbylli me sukses një kompeticion të rëndësishëm pas një pune të lodhshme.

“Lumturia ime është që artistët janë profesionistë të vërtetë dhe e përballuan me sukses skenën, pasi ta shohësh nga shtëpia është e thjeshtë, po të hipësh në skenë të dridhen këmbët”- tha Gjebrea.