Vjen reagimi i parë i VMRO-DPMNE-së pas marrjes së mandatit nga Zoran Zaev

Nikolla Todorov anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, ka deklaruar se përpjekjet e qytetarëve për ruajtje të unitaritetit të Maqedonisë dhanë fryt, ngase sot u dhanë garancitë se nuk do të shkatërrohet karakteri unitar i Maqedonisë multietnike.

“I tërë opinioni ishte dëshmitarë i mashtrimit post-zgjedhor, e shndërruar në Platformën e Tiranës e cila u bë kusht për formimin e Qeverisë së re dhe paraqiste rrezik për të ardhmen e Maqedonisë. Për këto skenarë ka reaguar edhe VMRO-DPMNE. Edhe pse fituam në zgjedhje. LSDM-së i ofruam që të heq dorë nga Platforma dhe ne do t’i japim përkrahje për formim të Qeverisë. Kjo nuk ndodhi. Sjellja e papërgjegjshme e LSDM-së ka kulminuar me dhunën politike gjatë tentimit për të zgjedhur Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit”, tha Todrov i cili shtoi se “nëse Zaev do të mirte guximin më herët të heq dorë nga Platforma e Tiranës, deri tani do të ishin debllokuar të gjithë proceset dhe do të kishim edhe zgjedhje lokale.“Nga sot e më tutje edhe LSDM dhe Zaev kanë përgjegjësi e plotë dhe nga ato varet formimi i Qeverisë së re. Zoran Zaev është mandatari i parë i cili nënshkruan se nuk do t’i shkel interesat më të mëdha të shtetit.  VMRO-DPMNE e di se vlen fjala e Zaevit. Për këtë shkak VMRO do të ndjek me kujdes punën e tij dhe nuk do të lejoj që çfarëdolloj arsye të heq dorë nga garancitë të cilat i ka dhënë”, tha mes tjetrash Todorov.