Vlerat e dites se Xhuma

VLERA E DITeS Se XHUMA

Nga vlera e dites se xhuma eshte shkuarja ne kembe dhe me heret ne xhami. Transmetohet prej Eus bin Eusit [radijall-llahu anhu], se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thene:

” Kush pastrohef diten e xhuma dhe rregullohet sa me mire qe eshte e mundshme, dhe shpejton sa me heret qe eshte e mundshme, e shkon ne kembe e jo duke kaleruar, pastaj i afrohet imamit, e percjell hutben me vemendje pa kurrfare levizje te palejueshme (me gjymtyre ose me goje) do te kete shperblim sikur te jete falur tere vitin.”
[Ahmedi dhe Ebu Davudi]

Nga vlerat e dites se xhuma eshte se All-llahu [subhanehu ve teala] ia fal robit te vet mekatet qe i ka bere ndermjet dy xhumave. Transmetohet nga Selman el-Farisiu [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thene:

“Kush lahet diten e xhuma dhe pastrohet sa me mire qe eshte, i lyen floket me vaj ose parfumoset, pastaj shkon dhe nuk i ndan dy vete (ne saff), pastaj fal ate qe i eshte percaktuar, pastaj hesht deri sa imami e mbaron hutben, i falet ajo qe e ka bere ndermjet kesaj dhe xhumase se kaluar.”
[Buhariu]

Nga hadithet e lartepermendura mund te perfundohet, qe sevabi i namazit te xhumase eshte shume i madh. Kush e praktikon ate qe e ka praktikuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ne namazin e xhumase ka keto sevabe:

  • Per cdo hap te bere deri ne xhami, besimtari ka sevab sikur te kete falur dhe agjeruar tere vitin.
  • Ai i cili shkon me heret ne xhami, per namazin e xhumase, ka shperblim sikur te kishte therur kurban madhesia e te cilit varet nga shpejtimi i tij ne xhami.
  • Mekatet ndermjet dy xhumave falen.
  • Meleket ua shenojne falesve sevabet per shkak te kryerjes se namazit te xhumase.