Vlorë, sekuestrohen 1.5 ton lëndë narkotike

Policia e Vlorës ka sekuestruar rreth 1.5 ton lëndë narkotike në plazhin e Zvërnecit. Brenda një kamioni u gjetën disa pako të mbështjella me qese plastike dhe natriban, ku dyshohet se përmbajnë kanabis sativa. Në afërsi të këtij kamioni, policia ka konstatuar një automjet fuoristradë Toyota, ndërsa në det është parë një mjet lundrues gomone, duke lëvizur brenda gjirit të Vlorës, që dyshohet se kishte për qëllim trafikimin e drogës drejt Italisë. Nga kontrolli i ushtruar në pyllin e kësaj zone është konstatuar një karel-transportues mjetesh lundruese dhe rreth 100 metra larg këtij kareli është gjetur i braktisur një automjet tjetër fuoristradë, i tipit Land Rover.