VMRO-DPMNE: LSDM-ja të martën do të na detyrojë për edhe 60 milionë euro

LSDM-ja e shtyn Maqedoninë drejt falimentimit të pashmangshëm. Paaftësia dhe poshtërsia e LSDM-së tani po e shkatërron ekonominë e shtetit.

LSDM-ja për vetëm 100 ditë arriti ta marrë hua mbi 350 milionë euro, para të qytetarëve, para tona duke mos filluar asnjë projekt kapital nga rëndësia vitale për qytetarët.

 

LSDM-ja të martën do të na fus në borxhe për 60 milionë euro shtesë, me çka shuma për të cilën qeveria e re na fut në borxhe do të arrijë në 230 milionë euro.

Qytetarët do t’i thonë stop, shkatërrimit të ekonomisë së Maqedonisë, qytetarët do të thonë stop për tatimet e larta, qytetarët do të thonë stop për hedonizmin dhe shpenzimet e kota të qeverisë së paaftë të LSDM-së. Më 15 tetor do t’i jepet fund poshtërsisë së qeverisë së LSDM-së.