VMRO-DPMNE me njoftimin urgjent deri te anëtarët e saj! Ja çka rekomandon! (Foto)

VMRO-DPMNE ka bërë një thirrje për mbledhje urgjente të Komiteteve Komunale të partisë në të gjithë Maqedoninë. Në portale pro-qeveritare është publikuar një sms dërguar tek komitetet tekst mesazhi dërguar dje në komisionin, njofton Gazeta Express duke iu referuar burimeve nga portalet maqedonase.

“Gjatë ditës së nesërme duhet që të mbani një seancë të jashtëzakonshme të Komiteteve Komunale në një format të zgjeruar, me të gjithë kryetarët e komiteteve lokale. Që sonte njoftoni të gjithë anëtarët se duhet të jenë të pranishëm në këto takime. Po shkojmë në ofanzivë,na është sulmuar Atdheu,Maqedonia duhet të mbrohet. Pason një periudhë e trazuar, pranverë me shumë energji dhe luftë për VMRO-në dhe Maqedoninë. Ne do të fitojmë!”