VMRO-DPMNE mohon t’i këtë dhënë garanci për qeverinë e re BDI-së

VMRO-DPMNE ka demantuar deklaratën e përfaqësuesit të BDI-së, Rafiz Haliti, i cili për televizionin “Telma” tha se partia e tij ka marrë garanci me shkrim nga VMRO-ja, siç e ka marrë edhe nga LSDM.

“Asnjëherë nuk u kanë kërkuar, as që ju kemi dhënë garancë nga ana jonë BDI-së. Bisedimet që i udhëhiqte VMRO-DPMNE ishin parimore, duke u larguar nga ndarjet partiake. Në disa raste e kemi theksuar përse nuk erdhi deri te marrëveshja, por nuk bëhet fjalë për asnjë garanci që ka kërkuar BDI”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.