VMRO-DPMNE: Premtimet e rrejshme të LSDM-së dënohen në zgjedhjet

Premtimet e rrejshme të LSDM-së ishin dënuar në zgjedhjet e fundit më 11 dhjetor. Qytetarët e njohën josinqeritetin e LSDM-së, ndërsa nga ana tjetër votuan për ofertën e qëndrueshme  të cilën VMRO-DPMNE dhe koalicioni e ofruan dhe për atë mbi 455 mijë qytetarë dhanë përkrahje të programit Realisht.

Atë e citon VMRO-DPMNE në reagimin e kumtesës së sotme të LSDM-së në raport të masës së tyre që çdo familje katër anëtarëshe pa të ardhura  të marrë në muaj nga 12.000 denarë nga shteti.

Mos logjika ekonomike e këtij premtimi të LSDM-së dhe kriminelit Zoran Zaev, qëndron në reagim, ishte verifikuar në zgjedhje. LSDM dhe Zoran Zaev në vend se të ofrojnë projekte të qëndrueshme të cilat do ta rrisin punësimin në shtet, premtuan të ardhura të rrejshme jo të sinqerta të cilat janë të njëjta ose të ardhura më të larta nga paga minimale.

“Absurditeti i këtij projekti  është më se e qartë. Por njëkohësisht është e qartë se LSDM dhe krimineli Zoran Zaev nuk kanë kurrfarë koncepti të qëndrueshëm për udhëheqje të politikës ekonomike. Që faktikisht të pritej  nga opsioni politik i cili pas vetes  nuk ka absolutisht kurrfarë suksese ekonomike. Të dinte Zaev se si,  me siguri në Strumicë do të tërhiqte investitorë në Saçevë të cilën e quan zonë industriale dhe në të cilën premtonte 300 fabrika dhe 3.000 punësime”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së