VMRO-DPMNE: Vullneti i shumicës së qytetarëve po injorohet nga LSDM dhe BDI

Mbrëmë në selinë e VMRO-DPMNE-së Komiteti Ekzekutiv i kësaj partie ka analizuar situatën aktuale politike të krijuar në vend, transmeton Gazeta Express.

Ata vlerësuan se është shkelur e drejta e koalicionimit të fituesve nga zgjedhje, duke thënë se pa dallim nëse BDI-ja do të vendos të koalicionojë me LSDM-në ose do të jap mbështetje për formimin e qeverisë pakice.

Në komunikatën e e lëshuar nga VMRO-DPMNE-ja thuhet se si parti janë kundër tentimeve që të injorohet vullneti i shumicës së popullit maqedonas, por edhe vullneti i bashkësive tjera etnike të cilët votën e tyre e dhanë për koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”.

“Realizimi i platformës nga Tirana dhe tentimet për të zyrtarizuar gjuhën shqipe, paraqesin ridefinim të Maqedonisë dhe është në kundërshtim me karakterin multietnik të shtetit, për shkak se lihen anash bashkësitë tjera etnike”, thuhet në komunikatë.

Nga kjo parti thuan se një pjesë e propozimit të ligjit për gjuhët me të cilin është pajtuar LSDM-ja është e papranueshme, e rrezikshme dhe e dëmshme për interesat kombëtare.