VMRO-DPMNE: Xhaferi do të udhëheqë mbledhjet edhe në gjuhën shqipe

 

 

Partia e ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski, VMRO-DPMNE pohon se në Maqedoni “ka nisur realizimi i platformës së Tiranës” dhe se “po arrijnë faturat për sjellje tradhtare dhe anti-shtetërore të LSDM-së dhe liderit të saj Zoran Zaev”.

“Talat Xhaferi ka paralajmëruar se do të zyrtarizojë gjuhën shqipe në gjithë territorin dhe Kuvendi i Maqedonisë do të jetë parlamenti i tretë në rajon, në të cilin seancat do të udhëhiqen në gjuhën shqipe”, ka thënë në konferencën e sotme për media deputeti i VMRO-DPMNE Dragan Danev.

Ai po ashtu tha se sjellja e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev është e papranueshme dhe se LSDM do të mbajë përgjegjësi për “krimet në Maqedoni”.