VMRO: GJITHMONË KUR LSDM ËSHTË NË PUSHTET KA SHKATËRRIM NË SHTET

VMRO-DPMNE sot kumtoi se në zgjedhjet parlamentare më 11 dhjetor populli është kundërshtuar në, siç thekson, koalicionin e LSDM-së me krimin. “Përgjegjësi për krimin do të ketë, ndërsa dënimi i merituar do të vijojë. Nuk do të mund të ndihmojë as Katica Janeva, as Prokuroria Speciale Publike”, njofton VMRO-DPMNE. Vlerëson se “gjithmonë kur LSDM do ta kapë pushtetin ose ndonjë funksion, kjo do të thotë shkatërrim të institucioneve të shtetit”, e atë e ka konfirmuar edhe CIA. Duke i transmetuar pohimet për përfshirje të funksionarëve të LSDM-së në kontrabandim me naftë, thekson se ajo është mënyra e vetme e punës në LSDM. VMRO-DPMNE shton se LSDM vitin e kaluar kishte ministra në dy resore dhe zëvendës në tre, por përveç skandaleve dhe aferave, nuk kanë realizuar asnjë projekt, i cili do ta përmirësonte standartin e qytetarëve.