VMRO-ja kërkon zgjedhje të reja, çdo vendim tjetër thellon krizën

VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate me shkrim ka njoftuar opinionin se marrëveshje për koalicionim me BDI-në nuk është arritur.

“VMRO-DPMNE bashkë me koalicionin “Për një Maqedoni më të mire”, si fituese në zgjedhjet e fundit, e cila fitoi mbështetjen më të madhe nga qytetarët dhe fitoi gjithashtu numrin më të madh të mandateve, vlerëson se formimi I qeverisë duhet të jetë në funksion të zgjidhjes së krizës politike dhe jo thellimin e saj dhe vlerëson se mbajtja e zgjedhjeve të reja është një vendim I pjekur dhe në funksion tëtejkalimit të krizës dhe vënien e reformave në listën e prioriteteve në plan të parë”.

Sipas partisë së Gruevskit, çdo vendim tjetër vetëm se do ta thellonte edhe më shumë krizën politike.

“Çdo vendim tjetër vetëm se do të sjell deri tek konflikte të reja dhe problem në shoqërin edhe ashtu të ndarë dhe nuk do të jetë në funksion të qëndrueshmërisë dhe zbatimit të cilatdo qëllime programore”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

 


Mblidhet Komitetit Ekzekutiv i VMRO-së, Milloshovski: Sonte vendosim 

Në orët e vona të mbrëmjes është mbledhur edhe Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së pranw selisë qendrore në Shkup. Për momentin në selinë e kësaj partie kanë mbërritur Antonio Milloshoski, Koce Trajnovski, Daniela Rangelova dhe funkionarë tjerë të VMRO-DPMNE-së për takimin e caktuar të Komitetit Ekzekutiv të partisë së Nikolla Gruevskit.

Sipas Milloshoskit, ende nuk kanë arritur në një vendim mbi një koalicion të mundshëm por sonte, në këtë mbledhje do të vendoset definitivisht për hapat që do të ndërmerren.

“Sonte do të vendosim se çfarë dhe si do t’ia bëjmë, nuk mund të them asgjë derisa sa të fillojë takimi i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe pastaj do të diskutojmë të gjitha mundësitë dhe pastaj do të kemi një vendim definitiv”, theksoi Milloshoski para selisë së partisë.