VMRO-ja mban tubim, autobusë nga të gjitha qytetet “vërshojnë” Shkupin

Partia në pushtet VMRO-DPMNE po mban miting partiak në sallën sportive Boris Trajkovski. Tubimi vjen pas një sërë tribunash partiake dhe panel diskutimeve, ndërsa ta pranishmive iu drejtua kryetari i partisë, Nikolla Gruevski. Tubimi ka shkaktuar kaos në trafikun e qytetit. Shumë rrugë që çojnë drejt vendit ku do të mbahet mitingu janë bllokuar. Një lumë autobusësh të ardhur nga qytete të ndryshme të Maqedonisë të mbushur me anëtarë dhe simpatizantë të VMRO-DPMNE-së vërshuan kryeqytetin duke bllokuar shumë rrugë. Autobusë kryesisht ishin nga Manastiri, Prilepi, Kërçova, Berova, Velesi dhe shumë e shumë qytete të tjera. Në nisje të mitingut partiak, lideri i VMRO-DPMNE-së tha se erdhi koha për zgjedhje me qëllim që të dëgjohet zëri i popullit. Sipas Gruevskit ka ardhur koha që t’i jepet fund krizës politike.

***

VMRO-DPMNE organizon tubim të madh popullor

Partia në pushtet VMRO-DPMNE organizon miting partiak në sallën sportive Boris Trajkovski. Tubimi vijon pas një sërë tribunash partiake dhe panel diskutimeve, ndërsa për sot është paralajmëruar edhe fjalim i kryetarit të partisë, Nikolla Gruevski. Tubimi ka shkaktuar kaos në trafikun e qytetit. Shumë rrugë që çojnë drejt vendit ku do të mbahet tubimi janë bllokuar. Gjatë ditëve të kaluara organizata joqeveritare Civil alarmoi se gjatë javës ka pasur mobilizim të shtuar të anëtarësisë së partisë dhe presione ndaj administratës në vend për pjesëmarrje të domosdoshme në këtë miting.

Alsat-M