VMRO: Nuk do të bëhet kryeministër një kriminel i falur sikur Zaevi

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev kërkon nga presidenti Gjorge Ivanov që t’i dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re. Pas dështimit të Nikolla Gruevskit për të formuar qeverinë, Zaev thotë se Ivanov duhet që mandatin t’ia kalojë atij duke shtuar se çdo vendim tjetër i Ivanov bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Nga VMRO reaguan menjëherë duke theksuar se nuk ka gjasa të bëhet kryeministër një kriminel i falur, i cili disa herë gjatë karrierës së tij politike ka shkelur Kushtetutën. (INA)