VMRO: Nuk pranojmë dygjuhësinë në tërë vendin

VMRO-DPMNE është kundërpërgjigjur pas numërimit të pikave kryesore, nga BDI, si kushte për Qeverinë e re. Kushtet kryesore të BDI-së janë: zyrtarizmi i gjuhës shqipe në Maqedoni, vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, Integrimi në BE dhe NATO. Ndërkohë në reagimin  VMRO-DPMNE-së thuhet se ato nuk do lejojnë asnjëherë realizimin e këtyre kërkesave.

“Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë unitetin e Maqedonisë, të mbrojmë Kushtetutën tonë, të mbrojmë Marrëveshjen e Ohrit, të mbrojmë marrëveshjen e Përzhinos dhe duke u bazuar në premtimet tona në fushatë për këto zgjedhje, OBRM-PDUKM dhe koalicioni për ”Maqedoni më të mirë” asesi nuk do të bisedojë e as nuk do të lejojë që këto kërkesa të bëhen realitet në Maqedoni – deklaruan nga VMRO-DPMNE