Vogëlushja që lufton kancerin: Kjo foto është kaq prekëse (Foto)

Babai i katër fëmijëve, Andrew Brown, ka shpërndarë një foto prekëse të vajzës së tij të vogël, Hayley, që po lufton kancerin.

Australiani publikoi foton e vajzës 7-vjeçare pasi ajo ka bërë disa muaj kimioterapi.

Asaj i ka mbetur vetëm një qerpik.

Hayley u diagnostikua me kancer në qershor, pasi mjekët zbuluan një tumor prej 5 centimetrash brenda hundës së saj.