Votojnë Hillary dhe Bill Clinton (Video)

Përderisa janë hapur qendra të shumta të votimit në Shtetet e Bashkuara në Amerikë janë pikërisht kandidatja Hillary Clinton dhe bashkëshorti i saj ish-presidenti i Amerikës Bill Clinton të cilët janë parë duke votuar.

Dyshja janë parë shumë të lumtur pranë njëri-tjetritt dhe afër gjithë atyre qytetarëve të cilët nuk kanë ngurruar të fotografojnë ish-presidentin dhe kandidaten demokrate për tu bërë femra e parë presidente si dhe për t’u vënë në këtë post si e 45-ta me radhë./Indeksonline