Vrasësi i ambasadorit rus, polic i Ankarasë

Forcat e Sigurisë në Turqi kanë treguar se kush është vrasësi i Ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov.

Siç raporton Reuters, ai ka qenë zyrtar policor që ka punuar në kryeqytetin turk, Ankara.

Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov, ka ndërruar jetë pas sulmit të sotëm në një galeri arti në kryeqytetin turk, ka konfirmuar qeveria ruse.

Karlov u qëllua minuta më parë dhe në gjendje të rëndë ishte dërguar në spital.

Disa persona raportohet se janë lënduar nga sulmi, një ditë pas protestave në Turqi për intervenimin e Rusisë në Siri.

Mësohet se sulmuesi është vrarë