Vrasja e pasionit, nëna e ekzekutuar në Fier ishte shtatzënë

 

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me vrasjen e nënës së re Ermira Arapi (foto) në Fier.

Dyshohet se 29-vjeçarja Ermira Arapi ishte shtatzënë, raporton Report Tv duke cituar burime nga grupi hetimor, të cilat saktësojnë se të hënën, jepet edhe përgjigja e fundit e mjekësisë ligjore. Pikërisht një konflikt i mundshëm mbi shtatëzaninë, mund të ketë çuar në vrasjen e së resë nga Derveni.

Një hipotezë është se, e reja e martuar priste një fëmijë nga Derveni, me të cilën dyshohet se kishte jë lidhje intime, pasi bashkëshorti i saj ishte në emigrim.

Ermira Arapi u qëllua me pistoletë në qafë. Autori i vrasjes, Drini Derveni, 32 vjeç, u vetëvra pasi ekzekutoi 29-vjeçaren.

Të dy u gjetën të pajetë dje në një makinë Fuoristradë me ngjyrë blu, në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër,