Vrasje ne Bruksel nga shqiptaeri 20 vjeçar

Një shqiptar rreth të 20-tave, i cili ka goditur me thikë në gusht, një person në Laeken të Brukselit, në Belgjikë, është arrestuar në Austri dhe është ekstraduar drejt Belgjikës në fillim të tetorit.

Lajmin e ka raportuar gazeta belge “La Dernière Heure” dhe është konfirmuar më pas edhe nga prokurorët belg. Këtë të premte, Robert F. ka dalë para gjykatës.

Shqiptari ka pretenduar se ka vepruar për vetëmbrojtje.

Ngjarja ka ndodhur më 11 Gusht në një lokal. Robert F. e ka goditur viktimën disa herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.

Disa javë më vonë, i riu është arrestuar në kufirin austriako-serb, dhe në fillim të tetorit është ekstraduar drejt Belgjikës.

Sipas avokatit të shqiptarit, që tashmë është në paraburgim, shqiptari, i cili punonte si ‘badigard’ në lokalin e natës, është konfliktuar me viktimës.

Ky i fundit, një maroken i cili në momentin e ngjarjes ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit, e ka sulmuar me thikë i pari shqiptarin, ndërsa Roberti është vetëmbrojtur, megjithëse pasojat e këtij akti kanë qenë fatale.