Vrau dy shqiptarë dhe plagosi 4, pritet dënimi i turkut në Belgjikë

[tonjoo_spb]Një shtetas turk është shpallur fajtor për vrasjen e dy shqiptarëve dhe tentativën e vrasjes së 4 shqiptarëve të tjerë.

Ngjarja është shënuar më 30 prill 2011 kur Murat Baran 44 vjeç hapi zjarr në kafen e tij në qytetin Antwerp në Belgjikë.

Agron Berisha mbeti i vrarë në vend nga një plumb në qafë. Elis Mustafa u plagos rëndë dhe humbi jetën pak më vonë, ndërsa mbetën të plagosur Pllumb M. 29 vjeç, Agron S . 45 vjeç, Susan M. 55 vjeç dhe Hilde DK 49 vjeç.

Susan M. 55 vjeç dhe Hilde DK 49 vjeç kanë qenë vetëm kalimtarë në momentin kur kanë ndodhur të shtënat.

Baran ka pasur qëllim të vrasë dy viktimat e tij pasi ka qëlluar nga një distancë shumë e afërt.

Pas vrasjes së Agron Berishës dëshmitarët thanë se ai është kthyer i qetë në lokal duke qëlluar edhe një herë Elis Mustafën dhe më pas është larguar i qetë nga vendi i krimit

Sot gjykata e Antwerp në Belgjikë pritet të japë dënimin përfundimtar dhe turku rrezikon dënimin e burgut për jetë