Vrau shqiptarin nga Shkupi, kush është maqedonasi që kërkohet nga interpoli?

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë kërkon rreth 53 shtetas të akuzuar për vepra të rënda penale si vrasje, pedofilizëm, trafikim me qenie njerëzore dhe drogë.

Por, në mesin e të kërkuarve nga interpoli, rezulton edhe një shtetas Aco Bocevski i njohur si Aco Ciganot nga Shkupi, i cili akuzohet për vrasjen e biznismenit shqiptar Sead Ibrahimi nga Draçeva e Shkupit.

Bocevski i dënuar me 15 vite burg që nga 30 qershor i vitit 1998, e që njëher ka qenë në burg dhe në mënyrë misteroze është liruar në liri dhe ka arritur të arratset,

Me fletë-arrest ndërkombëtar kërkohet edhe ish-drejtori i Doganave të Maqedonisë Dragan Daravellski, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Statistikat e MPB-së flasin se 90 për qind e kriminelëve të cilët kërkohen nga interpoli, kanë shetësi maqedonase