Vrau të birin 8-vjeçar, pasi i zbuloi marrëdhënien me gjyshin

Një nënë që vrau djalin e saj 8-vjeçar kur ai zbuloi se ajo ishte në një lidhje me gjyshin e tij, është dënuar me 30 vite burgim në Itali.

Veronica Panarello goditi djalin e saj Loris Stival me kabulla elektrikë dhe e braktisi trupin e tij në një kanal në Siçili.

Panarello u përpoq të shpikte historinë se djalin e saj e kishin rrëmbyer, duke i treguar policisë se e kishte çuar në shkollë dhe më pas ai ishte zhdukur.

Policia filloi të dyshonte tek vetë ajo, kur kamerat e sigurisë në shkollë nuk treguan të njëjtën gjë siç e tha e ëma.

Ajo u shpall fajtore për vrasjen dhe fshehjen e trupit të të birit. Prokurorët e cilësuan atë si një “gënjeshtare egocentrike e manipulative”.

Kur Panarello rrëfesu se djali  i saj ishte vrarë, ajo fajësoi babain e bashkëshortit të saj Andrea Stival.

Ajo tha se ai e kishte ndihmuar në krim pasi Loris i kishte parë duke kryer marrëdhënie seksuale.