Vret të dashurën, e më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një person vrau të dashurën e tij dhe më pas u vetëvra.

Policia bën me dije se rreth orës 11:40, në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër, në mjetin fuoristradë me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave, të cilët janë D.D, 32 vjeç, banues në Fier dhe E.A., 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz të Lushnjes.

Gjithashtu, nga kqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se shtetasi i lartëpërmendur, pasi ka qëlluar me armë shtetasen E.A, ka vrarë veten. Shtetasi D.D mban në dorë 1 pistoletë të tipit TT.

Grupi hetimor në bashkëpunin me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkruan TCH.