Vriten 3 gra nē një qendër tregtare në SHBA

Tri gra janë vrarë dhe një person ka mbetur i plagosur rëndë pas të shtënave në një qendër tregtare në shtetin Burlington, Washington.

Policia ka lëshur një fotografi të armatosurit të dyshuar, i cili u largua nga vendi i ngjarjes me një pushkë, transmeton Klan Kosova.

Kaskada Mall dhe dyqanet aty pranë janë evakuuar dhe policia ka kërkuar që të gjithë njerëzit të qëndrojnë larg.
I dyshuari, i përshkruar si një mashkull i veshur me rroba gri, është parë drejt autostradës ndërshtetërore nr. 5.

Policia ka thënë se viktimat ndodheshin brenda dyqanit Macy-së. Ata thanë fillimisht se katër njerëz kanë vdekur, por më vonë rishikuan njerëzit dhe numri i të vdekurve rezultonte tri dhe një i plagosur në gjendje kritike.

Zëdhënësi i Washington State, Patrol Mark Francis tha në Twitter se ekipet e emergjencës mjekësore kanë hyrë në qendrën tregtare “për të ndihmuar të plagosurit” dhe se njerëzit janë duke u evakuuar në një kishë aty pranë.

Fillimisht është menduar më shumë se një person mund të ketë hapur zjarr në qendrën tregtare, por Francis tha më vonë se vetëm një person kreu sulmin.
Francis tha se sulmuesi kishte lënë vendin e ngjarjes para se policia arriti aty.

Burlington është rreth 65 milje (105km) në veri të Seattle.