Vriten me snajper 3 gra në dalje të restorantit

Tre gra, një politikane e zonës dhe dy gazetare u qëlluan për vdekje ditën e sotme, teksa po largoheshin nga një restorant në Finlandë.

Arsyet e kësaj vrasjeje të trefishtë në qytetin juglindor të Imatra mbeten ende të paqarta. Një 23 – vjeçar me rekorde kriminale u arrestua nga autoritetet atje, ndërsa sipas policisë, nga të dhënat e para dyshohet se viktimat janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme. Politikanja është identifikuar si Tiina Wilen – Jappinen, kryetarja e këshillit të qytetit.

Autori përdori snajper për të vrarë 3 gratë, ndërsa policia bëri të mundur arrestimin e tij pak pas ngjarjes. Mediat në vend thanë se viktimat u qëlluan në kokë dhe kraharor.

Dy prej tyre mësohet se ishin rreth të 50 –ve ndërsa tjetra në të 30 – at.

Kriminaliteti në Finlandë është relativisht i ulët, por vendi ka një prej shifrave më të larta të armëve me leje në botë, me gjuetinë si një prej sporteve më popullore./tvklan.al

557