Vritet bashkë me djalin e saj “Vejusha e Bardhë” e ISIS

E ashtuquajtura “Vejusha e Bardhë” Sally Jones, anëtare e ISIS është vrarë nga sulmet amerikane në Siri, së bashku me djalin e saj.Shefat e spiunazhit amerikan kanë lajmëruar homologët e tyre të MI6 se militantantja islamike, e cili është bashkuar me ISIS në vitin 2013, u vra afër kufirit midis Sirisë dhe Irakut në qershor.Mendohet se ajo ka shkuar në qytetin e Mayadinit, një nga fortesat e mbetura të ISIS, në momentin kur u vra. Burimet kanë thënë se “Amerikanët e vranë atë në momentin që ishte përpjekur për tu larguar nga Raqqa. ” Mediat e huaja raportojnë se nga ky sulm mund të jetë vrarë edhe djalin e saj 12-vjeçar Jojo.Por pavarësisht deklaratave të shërbimeve sekrete se ajo është vrarë, sërish nuk është e sigurt pasi shpesh është e pamundur të verifikohet vdekja e anëtarëve të xhihadit pasi ata rishfaqen pas vdekjes së tyre.Shefat e inteligjencës amerikane kanë thënë se nuk janë 100% të sigurt se vdekja e është ajo që u vrau pasi është e pamundur për të marrë dëshmi të ADN-së.Jons, është quajtur ndryshe si “Vejusha e Bardhë” nga mediat britanike, e la Chathamin në Kent së bashku me djalin e saj në vitin 2013 për t’u bashkuar me “kalifatin”.Atje ajo u martua me Junaid Hussain, një haker britanik-pakistanez, i cili u vra në një goditje me avion në vitin 2015.