Vritet gabimisht ministri, e ngatërruan me një militant islamik

Forcat e sigurisë së Somalisë kanë qëlluar për vdekje një ministër 31-vjeçar të pasi e e kanë ngatërruar atë me një militant islamik, thanë zyrtarët.

Ai u vra në automjetin e tij pranë pallatit presidencial në kryeqytet, Mogadishu, shtuan zyrtarët.

Presidenti e ka shkurtuar vizitën e tij në Etiopi pas vrasjes së Abdullahi Sheikh Abas, raporton radioja shtetërore.

Ai u rrit në një kamp refugjatësh dhe u bë deputeti më i ri i Somalisë në nëntor dhe  ministër në shkurt.