Vritet kampioni i dyfishtë i botës në kickboxing

Kampioni i dyfishtë i botës në kickboxing Gabriel Dzhabrailov u njoftua se u vra me armë zjarri mbrëmjen e 7 nëntorit pranë një parkingu në një qendër tregtare në Moskë.

Një i dyshuar si autor i vrasjes u arrestua më pas në bordin e aeroplanit që po fluturonte për në Baku të Azerbajxhanit. Sipas raportimeve paraprake, vrasja ka ndodhur për çështje financiare. Autori është i njohur me viktimën.

Videoja tregon momentin kur “boksieri” qëllohet me armë brenda makinës së tij, ndërsa autori largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, lajmi që bëri bujë u hodh poshtë një ditë më vonë. Viktima me boksierin e vërtetë kishin të ngjashëm emrin dhe mbiemrin dhe asgjë tjetër.

Boksieri deklaroi për mediat vendase se ishte i lodhur nga ngushëllimet e shumta dhe telefonatat që kishte marrë ai dhe familja e tij.

Megjithëse u shpall i vdekur nga mediat, videoja nga stërvitja e tij u përhap nga mediat sërish më vonë.

Boksieri: Në mbrëmje, si zakonisht erdha në palestër kur filluan thirrjet telefonike nga miqtë për shkak të lajmit që kishin mësuar se unë jam vrarë. Fillimisht më shprehën ngushëllimet, pastaj më përgëzuan.

Ministria e Brendshme njoftoi më vonë për ngjarjen, ku rezultoi se viktima ka qenë 33 vjeç, ndërsa boksieri në të vërtetë është 44 vjeç. Mediat e varrosën të “gjallë” boksierin.