Vritet ndihmësi i Putinit? Një tjetër zyrtar rus gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Një zyrtar i njohur  ministrisë së jashtme ruse është gjetur i vdekur nga plagët e armëve  në apartamentin e tij në Moskë, vetëm disa orë pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi dje pasdite.

Sipas njoftimeve të pakonfirmuara të medieve britanike dhe turke, trupi i zyrtarit, që besohet të jetë një nga shefat e departamenteve në ministrisë së jashtme ruse , është gjetur i vdekur sot herët në mëngjes.

Dy plumba janë gjetur së bashku me një armë zjarri në lavamanin e kuzhinës, shkruan “Daily Epress”Kremlini nuk ka konfirmuar apo mohuar raportet.

Ndërkohë spekulime ka pasur gjatë nëse incidenti i dyshuar mund të ketë qenë vrasje apo vetëvrasje.

Lajmi tronditës vjen pasi Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov, u vra në një galeri arti në kryeqytetin turk.