Vritet një kryetar komune!

Kryebashkiaku i qytetit belg Muskron dhe ish deputeti popullor Alfred Gadenne është vrarë të hënën në varrezat e qytetit me ç’ rast është prerë në fyt, gjë që e ka shokuar vendin, ndërsa kryeministri belg Charles Michel ka shprehur se është i tmerruar me vdekjen e tij.Gadenne (71), kryebashkiaku konservativ i qytetit industrial me 57.000 banorë i cili gjendet afër qytetit në veri të Francës Lil, menjëherë përtej kufirit, është gjetur i vdekur në varrezat afër shtëpisë së tij, të cilat ai i ruante dhe dyert e të cilave i mbyllte çdo mbrëmje, kanë lajmëruar mediet belge duke u thirrur në Prokurorin Publik, transmeton gazetametro.net.Shërbimi lokal i lajmeve SudInfo transmeton, duke u thirrur në burime anonime, se sulmuesi i dyshuar vet është dorëzuar në polici ndërsa motivet e vrasjes nuk janë të qarta, transmeton Reuters.

Rasti i është dorëzuar Prokurorit lokal, e jo hetuesve antiterrorist kombëtarë.
“Dëgjova për vrasjen e tmerrshme, brutale të Alfred Gadenne’t. Mendimet e mija janë me familjen dhe miqtë e tij”, ka shkruar kryeministri belg në Twitter.
Presidenti i parlamentit për frankofoni të jugut të Belgjikës Philip Kurari në rrjetin e njëjtë social ka shkruar: “Tmerr. Në çfarë bote jemi duke jetuar?”