Vritet njëri nga realizatorët kryesor të serialit “Narcos”

Carlos Munoz Portal është gjetur i vrarë pasi ishte qëlluar me armë zjarri në një qytet të largët të Meksikës.
Ai ishte i angazhuar për të gjetur lokacionet rreth xhirimit të serialit të famshëm, “Narcos”, i bazuar në dilerin e famshëm të drogës Pablo Escobar.
Portal, përveçse kësaj serie të Netflixit, ka punuar edhe në trilerin tjetër po ashtu për drogën të nominuar për Oscar, “Sicario”.

Nuk dihet nëse vrasja e tij ka të bëjë me serialet, por dihet se sezona e katërt e serialit “Narcos”, i cili do të xhirohet në shtetin meksikan, do të zbulojë edhe disa të pathëna rreth Escobarit.
Theksojmë se vetëm për gjashtë muajit e parë të këtij viti në Meksikë kanë ndodhur 2,186 vrasje ndërsa shumica e vrasjeve i atribuohen karteleve rivale të drogës.