Vritet udhëheqësi i ISIS-it në Afganistan (Foto)

Udhëheqësi i të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) në Afganistan, Abdul Hasib, është vrarë në një sulm ushtarak, njoftojnë zyrtarët amerikanë dhe afganë.

Ai u vra para 10 ditëve gjatë një operacioni të përbashkët të forcave speciale në provincën lindore, Nangarhar, njofton ushtria amerikane, përcjell Express.

Hasib besohet se ka qenë përgjegjës për sulmin e muajit mars kundër spitalit ushtarak në Kabul, ku u vranë të paktën 50 persona.

Muajin e kaluar, Pentagoni tha se Hasib mund të ishte vrarë në një sulm të forcave speciale amerikane dhe afgane.

Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur në këtë sulm po ashtu, afër një sistemi tunelesh nëntokësor që besohet se përdoreshin nga ISIS, e cili u bombardua nga bomba më e madhe ndonjëherë e SHBA-së.

ISIS nuk e ka konfirmuar vrasjen e Hasib