Vuçiç mbledh serbët e Kosovës pas shqetësimit për përçarje

Ka nisur në Beograd mbledhja e thirrur nga kryeminsitri Aleksandër Vuçiç me përfaqësuesit politikë serbë në Kosovë, në të cilën do të diskutohet rreth situatës politike në Prishtinë.

Në këtë takim marrin pjesë shefi i të ashtëquajturës zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, Ministrat serbë në kabinetin e qeverisë kosovare, deputët serbë të Kuvendit të Kosovës si dhe aktorë të tjerë politikë.

Kreu i ekzekutivit një ditë më parë u shpreh se partitë serbe në Prishtinë kishin devijuar nga politikat që janë ndërmarrë nga qeveria e tij, duke legjitimuar në këtë mënyrë qeverinë e kryeministrit Isa Mustafa.

Vuçiç është shprehur se pas këtij takimi do të jetë mjaft e qartë se cilët individë mbështesin Serbinë, dhe cilët i kanë kthyer shpinën vendit.

Polemikat kanë nisur për shkak të thyerjes së bojkotit nga ana e partive serbe në Kosovë, të cilat pasi munguan për disa muaj, u rikthyen në sallën e Parlamentit.

Gjithashtu, Beogradi ka parë me shqetësim shkarkimi i Ministrit të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariç, i cili u zëvendësua me Ministren Mirjana Jevtiç.

Për të parë se çfarë do të vendoset pas mbledhjes duhet të presim një deklaratë zyrtare nga Vuçiç ose nga zëdhënësit e qeverisë.

Beograd, 26. decembra 2016.- Donedavni sef Srpske liste Slavko Simic (3D) tokom sastanka. Premijer Aleksandar Vucic sastao se danas sa politickim predstavnicima Srba sa Kosova i Metohije. Na razgovor su pozvani svi poslanici Srpske liste, unutar koje je poslednjih dana doslo do ozbiljnog razmimoilazenja po pitanju sprovodjenja drzavne politike. FOTO TANJUG/ TANJA VALIC/ nr