Vuçiq: Ata edhe pa kampanjë zgjedhore nuk kanë tema tjera pos Serbisë

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është prononcuar të shtunën rreth deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se është e paimagjinueshme që Serbia të jetë anëtare e BE-së para Kosovës, duke thënë se kjo është “deklaratë mashtruese” dhe se “ata edhe pa kampanjë zgjedhore nuk kanë tema tjera përveç Serbisë”.

Vuçiq, i cili në Slloveni po merr pjesë në samitin e procesit Brdo-Brioni, tha se “çfarëdo që të përgjigjem, ata kanë përgjigjen e gatshme. Nëse unë them: Kjo është thjesht qesharake, ata do të thonë “Aha, shikoni se ata e pranojnë se Kosova nuk është Serbi dhe nuk do të hyjnë së bashku”, dhe nëse unë them se do të hyjmë se bashku, njerëzit në Serbi do të thonë “Prisni, ata janë në nivel të njëjtë të rrugës evropiane si Prishtina”, tha Vuçiq i pyetur nga mediat që të komentojë deklaratën e presidentit të Kosovës.

Vuçiq tha se është i gatshëm për dialog, por jo në dëm të interesave ekonomike të Serbisë dhe rezultateve të reformave.

I pyetur rreth deklaratës së liderit të AAK-së,  Ramush Haradinaj se armiqësisë do t’i përgjigjet me armiqësi, Vuçiq tha se Haradinaj “kërcënon çdo ditë”.