Vuçiq-Erdoganit: Ju e flisni perfekt gjuhën shqipe dhe serbe

Gjatë pritjes solemne të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Beograd, kamerat kanë vërejtur edhe një bisedë jo formale të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe atij Erdogan.

Mediat serbe shkruajnë se me këtë rast Vuçiq i është drejtuar Erdoganit me fjalët: “Ju e flisni në mënyrë perfekte gjuhën turke, shqipe dhe serbe”.