Vuçiq: Kemi mundur ta çojmë trenin në Mitrovicë, por do të kishte të vdekur nga të gjitha anët

Shefi i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se kanë mundur ta çonin trenin deri në Mitrovicë, por sipas tij, do të kishte të vdekur nga të gjitha anët.

Këto komete ai i ka bërë në një emision special në TV Pink – dedikuar trenit që dje u nis nga Beogradi me synimin të shkonte në veri të Mitrovicës.

Sipas tij, forcat speciale të Policisë së Kosovës kur shkojnë në veri duhet të merren vesh me SHBA-të dhe BE-në dhe serbët lokalë. Shton aim kësaj radhe kjo nuk ka ndodhur.

“Kujt u pengojnë afresket, tri ngjyrat serbe apo se Kosova është Serbi. Mua këtu asgjë nuk më pengon. Ishte tren i zakonshëm e jo tank apo makinë e blinduar”, thotë ai, duke shkuar se i duket qesharake se shqiptarët kanë reaguar ndaj provokimi. “

Vuçiqi ka thënë se dikush dje ka kërkuar shkas për konflikt në veri të Kosovës.

“Kemi mundur ta shtyjmë trenin deri në Mitrovicë, por nuk ishte interesi jonë. Do të kishte të vdekur në të gjitha anët. Ky incident u ndal nga ne”, theksoi kryeministri serb.